E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, ambasadori spanjoll prezanton prioritetet

Muaji shkurt do të jetë një muaj vendimtar për qeverinë shqiptare në përpjekjen për të fituar liberalizimin e regjimit të vizave. Gjatë shpalljes së prioriteteve të presidencës spanjolle, ambasadori i Spanjës Montobio edhe pse ka shprehur mbështetje për ecurinë e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë dhe ata të Bosnje Hercegovinës, ka theksuar se gjithçka do të varet nga zbatimi i kërkesave të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave që do të monitorohet nga 2 misione të reja që do të vijnë në Tiranë në muajin shkurt. Sipas ambasadorit Montobio pasi këto misione të vëzhgojnë në terren arritjet e Shqipërisë këshilli do të marrë vendimin.
Ndërkaq ambasadori spanjoll e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2011 për aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, duke veçuar edhe 3 prej datave më të rëndësishme në këtë axhendë.
Në një rrafsh më të gjerë presidenca spanjolle pritet të fokusohet në zbatimin e Traktatit të Lisbonës dhe në përballimin e pasojave të krizës ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›