Gjirokastër, makina përplas biçikletën, vdes 28-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "kthesa e Kakavisë" ku një automjet me targa greke ka përplasur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Taulant Topalli 28 vjeç i cili po ecte me biçikletë kur është përplasur nga autovetura. Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes ka arrestuar drejtuesin e mjetit Gramoz Dervishi dhe po bën të mundur zbardhen e plotë të ngjarjes.