PS: Vetem Rama e Berisha, perballje ne tryezen e Topit
Partia Socialiste rikonfirmoi dje vullnetin per t'u ulur ne tavolinen e dialogut me Partine Demokratike, nen drejtimin e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, duke kerkuar qe tryeza te jete ne nivel kryetaresh. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i selise roze, Et'hem Ruka, deklaroi dje se "kjo tavoline duhet te ule perballe zotin Edi Rama, kryetar i PS dhe zotin Sali Berisha, kryetar i PD dhe kryeminister i vendit". "Nje tavoline me nivele me te uleta se drejtuesit e ketyre dy partive, nuk do te ishte e pranueshme as per ne, por besojme as edhe per faktorin nderkombetar, madje nuk do t'i sherbente zgjidhjes se krizes, e cila eshte konfirmuar tashme edhe nderkombetarisht", beri te ditur qendrimin e socialisteve, Ruka. Sipas tij, Partia Demokratike, po deshmon vullnet negative per pjesemarrjen ne kete tavoline dialogu, duke vazhduar keshtu te thelloje edhe me shume krizen qe ka pllakosur gjithe jeten e vendit. Partia Socialiste inkurajon Presidentin Topi, per organizimin e kesaj tavoline dhe shpreson qe ai do te beje te gjitha perpjekjet per ta realizuar ate sa me pare. "Deshiroj qe ne emer te Partise Socialiste te rikonfirmoj qartazi dhe pa asnje ekuivok, se PS me hetimin e zgjedhjeve permes hapjes se kutive, nuk synon aspak ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ne tavoline, e per pasoje as rikonfigurimin e Parlamentit aktual", shprehu bindjen deputeti i selise roze. Duke folur per kerkesen e socialisteve, per ngritjen e komisionit per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, zyrtari socialist sqaron se "synimi i vetem i komisionit eshte garantimi i standardeve evropiane, ne organizimin e zgjedhjeve te ardhshme qe garantojne besnikerisht vullnetin e zgjedhesve shqiptare". Ai ritheksoi vullnetin e socialiste per t'u ulur ne tavolinen e dialogut me PD, nen drejtimin e Presidentit te Republikes, ashtu sic eshte sugjeruar edhe nga rezoluta e fundit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. "Partia Socialiste ne pergjigje te vullnetit te qindra mijera shqiptareve qe votuan per te, ne javet ne vijim do te organizoje me te madhin miting proteste demokratike qe eshte organizuar ndonjehere ne historine e pluralizmit shqiptar. Ky miting do te kete vetem nje kerkese "Hap kutite ose largohu"!", perfundoi fjalimin e tij, deputeti i Partise Socialiste, Et'hem Ruka.