E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Zgjedhjet në Lipjan ishin të manipuluara

Në konferencë për mediat, kandidati i LDK-së ka paraqitur një varg ankesash duke publikuar edhe dhjetëra fotografi, sipas të cilit shihen shkelje të shumta, si kutitë e votimeve të pambyllura me shiritin përkatës, blerjet e votave, e shumë të tjera, me të cilat ai pretendon se janë bërë nga anëtarët e PDK-së.“Në Lipjan vlerësojmë se po testohet vlefshmëria e këtij procesi, përkatësisht po sfidohet demokracia, dhe për këtë në Lipjan vlerësojmë se ende nuk ka fitues. Derisa të përfundoi i tërë procesi i ankimimit, ne vlerësojmë se deri në momentin e certifikimit të rezultateve nuk mund të thirret askush që është fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Ahmeti.Ai ka pohuar se LDK është ankuar në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), për fshatrat Shalë, Kraishtë, Reçinovc, Topliqan, Kroimir, Smallushë, Janjevë dhe Magure, të gjitha të komunës së Lipjanit. Ndërsa për qendrat e tjera, sipas tij është duke u bërë grumbullimi i materialit.Ahmeti nuk ka bërë të qartë nëse partia e tij do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve edhe pas certifikimit të tyre, por ka pohuar se ajo që ka ndodhë në Lipjan ka qenë dhunim i demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›