Berisha: Dora e zezë vrau 4 qytetarë, garda transparente
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike ka premtuar zbardhjen e plotë të vrasjes së 4 qytetarëve në demonstratën e 21 Janarit para selisë së Kryeministrisë, duke mos ngurruar të shprehet se do të bashkëpunojë me prokurorinë.
Kreu i qeverisë theksoi se për të zbardhur ngjarjet e 21 Janarit duhet një hetim i besueshëm, gjithëpërfshirës, i plotë dhe i paanshëm.
Duke u ndalur të vrasja e 4 qytetarëve, Berisha pranoi sot se njëri u vra me plumb rikoshet. Ai akuzoi opozitën si autore të ngjarjeve të 21 Janarit.
“Qeveria është tërësisht e interesuar më shumë se kushdo tjetër për hetim të plotë të të gjithanshëm dhe të rrethanave në të cilat humbën jetën 4 qytetarë. Njëri prej tyre paska qënë rikoshet. Kush i vrau? I vrau dora e zezë, i ekzekutoi, do të keni besim të plotë se do zbardhet gjithcka”.
“Gjithcka ishtë kjo pjesë e skenarit që unë të kaloja mbi kufoma… do zbardhet kush i solli këta njerëz nga emigracioni për të pushtuar Sali Berishën”.
Më tej Berisha theksoi se qeveria shqiptare shprehet e gatshme të bashkëpunojë me Prokurorinë për një hetim të pavarur të ngjarjeve të 21 janarit.
Berisha theksoi se pas ardhjes së prokurorit të SHBA-së qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me prokurorinë.
“Pas ardhjes së prokurorit të SHBA, qeveria ka vendosur bashkëpunim të plotë dhe total me institucione të prokurorisë së këtij vendi. Natyrisht qeveria është dhe mbetet për një hetim të pavarur, të bësueshëm e gjithpërfshirës ashtu sic është e domosdoshme dhe në interesin e popullit shqiptar”, theksoi Berisha duke shtuar se çdo ditë po bëhen përpjekje për të sabotuar këtë proces duke u botuar në media dokumente të dosjeve të hetimit.
Ai gjithashtu i cilësoi si trillime publikimet në media se Garda i ka fshehur prokurorisë serverin. “Garda ka qënë transparente e gatshme në cdo kohë të bashkëpunojë”.
Ndërkohë kryeministri Berisha ka paralajmëruar se nuk do të lejohen pengesa në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
“Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm por paralajmërojmë që pengesa ndaj hetimit nuk do të tolerohet. “Shokë dhe shoqe të ngjarjes së Bulevardit po bëjnë cmos për të ndaluar një proces jetik, hetimin gjithëpërfshirës të paanshëm dhe kjo tregon se 21 Janari, ishte qartazi një grusht shteti. Askush nuk mund ta parandalojë këtë proces jetik” theksoi më tej Berisha.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Dora e zezë vrau 4 qytetarë, garda transparente