E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionohet gjendja në Orikum, shoqërohen në polici disa protestues

Banorë të Orikumit janë përplasur sot me policinë gjatë një proteste për pronësinë e tokës. Banorët kënë qëlluar me gurë furgonët e policisë kur forcat e policisë shkuan në këtë zonë. Sipas informacioneve policisë i është dashur të përdorë shkopinjtë e gomës për t'u mbrojtur nga turmat e revoltuara të banorëve të orikumit dhe ka shoqëruar disa protestues.
Kjo situatë e tensionuar erdhi pasi ish-punëtorët e Bujqësores në fillim të viteve 90 morën toke sipas ligjit 7501 dhe tani pretendojnë pronësine mbi truallin që në fakt i është njohur ish-pronarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›