PS: Zgjedhjet te rrezikuara, mungojne kartat e identitetit
Socialistet kane paralajmeruar dhe perpara nderkombetare per rrezikun ne te cilin ndodhen zgjedhjet ne Shqiperi. Duke shfrytezuar takimin e perfaqesuesve te parlamenteve te disa vendeve te Ballkanit, ku kane marre pjese dhe ambasadori amerikan, Uidhers, dhe sekretari i pergjithshem i asamblese parlamentare te NATO-s, Hobs, ka qene kryetarja e Grupit te PS, Leskaj ajo qe eshte shprehur e shqetesuar per mungesen e pajisjes se qytetareve me karta identiteti, duke sjelle dhe rrezikimin e zgjedhjeve ne Shqiperi. "Zgjedhjet e ardhshme te 28 Qershorit, qe vijne menjehere pas Samitit te Strasburgut, jane prova e pare e seriozitetit. Ne fakt ne ende sot diskutojme per cilesine e zgjedhjeve, pasi nuk e kemi garancine qe do kemi zgjedhje ne standarde per sa kohe qe ka probleme lidhur me infrastrukturen, e sidomos me kartat e identitetit", ka qene deklarata e Leskaj, dhe ne prezence te kryeministrit Berisha. "Natyrisht zgjedhjet jane me imediatet po jo te vetmet. Sfida ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfida jone afatgjate", vijoi me tej Leskaj