E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, Hasalla: Dikush ma ka vendosur ne automjet

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar dje, masen e sigurise "arrest me burg" per 23-vjecarin e arrestuar tre dite me pare, me nje sasi prej 10 kg heroine. Perpara gjykates Artur Hasalla, ka refuzuar te jete pronar i sasise se lendes narkotike."Jam emigrant i rregullt, droga nuk eshte e imja, dikush duhet te ma kete vene ne automjet qellimisht", mesohet te kete deklaruar perpara gjykates, Hasalla. Avokati i tij mbrojtes, i ka kerkuar gjykates lirimin e te klientit te tij, pasi ai nuk kishte lidhje me sasine e lendes narkotike. 23-vjecari Hasalla, u vu ne pranga teksa ishte duke tentuar te kalonte piken kufitare te Kapshtices. Nga hetimet ka rezultuar se sasia e droges, kishte nje peshe prej 10.5 kg heroine te paster. Droga dyshohet se vinte nga Elbasani, vend ku banonte edhe transportuesi i saj, ndersa destinacioni perfundimtar i saj, ishte tregu grek. Sasia e droges qe ishte e ndare ne disa pako, ishte e fshehur ne gomen rezerve te automjetit me traga te huaja, me te cilin ishte duke udhetuar ne drejtim te Selanikut, Hasalla. Policia fillimisht arriti te sekuestroje 3 kg heroine, ndersa me pas u zbuluar edhe sasia prej 7.5 kilograme droge, e fshehur. Pas ekzaminimit te bere ka rezultuar se ajo eshte heroine e paster, si dhe arrinte vleren e 15 milione lekeve te reja. Mbi 23-vjecarin rendon akuza e "trafikut te lendeve narkotike".

Hetimet

Hetimi per zbulimin e ketij trafiku eshte shtrire ne disa qytete te Shqiperise, duke nisur fillimisht nga Elbasani, Tirana, por dhe qytete te tjera. Dyshohet se rrjeti i trafikut eshte shume i gjere, ndersa dyshohet qe te jene perfshire edhe persona te tjere. Prokuroria do te zbardhe tabulatet telefonike te 2- vjetarit, per te rene ne gjurme te bashkepunetoreve te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›