Spitali Ushtrak, urdhra te reja per mjekimin e te semureve
Pervecse do te konsultohen me mjekun per semundjen qe kane dhe ecurine e saj, pacientet e Spitalit Ushtarak, do te njihen edhe me medikamentet qe do te marrin. Ne baze te nje udhezimi te dhene nga Drejtoria e ketij spitali, eshte kerkuar qe te shtruarit ta kontrollojne vete teprine e tyre. Keshtu, te gjithe pacienteve do t'u shenohet me shkrim terapia dhe barnat qe duhet te marrin dhe kur do t'i marrin, ne menyre qe vete pacientet t'i kerkojne llogari personelit, nese nuk ua japin ne menyre korrekte barnat. Sipas drejtuesve te Spitalit Ushtarak, kjo metode eshte efikase dhe transparente per korrektesine e sherbimit qe duhet t'u jepet pacienteve. Madje edhe farmacia e spitalit duhet te beje raportim cdo muaj, per barnat qe ka shpenzuar dhe ka ne dispozicion. Kjo metode eshte perdorur qe pacientet te mos ngrene pretendime mbi personelin shendetesor, se po abuzojne me barnat dhe terapine qe duhet te marrin, dhe nga ana tjeter te jene vete kontrollore te terapise se tyre. Sipas drejtorit te ketij spitali, Bedri Mihaj, personeli duhet t'i shkruaje te gjitha medikamentet me shkrim dhe t'ua jape pacienteve. Madje, me shkrim duhet te jene edhe oraret qe do te marrin pacientet terapine. Farmacia e Spitalit Ushtarak duhet t'i nenshtrohet nje rregulloreje, per te raportuar ne lidhje me sasine e mallit qe ka. Keshtu, cdo jave duhet te nxjerre te afishuara ne dyert e sherbimeve, preparatet e reja qe kane hyre ne spital. Gjithashtu cdo fund muaji, shefi i farmacise duhet te raportoje dhe t'i kete te dokumentuara sasite e barnave qe jane shpenzuar gjate nje muaji dhe sasine e barnave, qe eshte rezerve ne farmaci.
Terapia
Personeli duhet t'i shkruaje te gjitha medikamentet me shkrim dhe t'ua jape pacienteve. Por, pervec kesaj, cdo gje duhet te shenohet ne kartelen e pacientit dhe kjo te firmoset nga shefi i sherbimit, kryeinfermierja dhe mjeku qe merret me pacientin.
Terapia
Personeli duhet t'i shkruaje te gjitha medikamentet me shkrim dhe t'ua jape pacienteve. Por, pervec kesaj, cdo gje duhet te shenohet ne kartelen e pacientit dhe kjo te firmoset nga shefi i sherbimit, kryeinfermierja dhe mjeku qe merret me pacientin.