E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet kurohen ne kushte te veshtira

Qendra shendetesore pa uje, ne lageshtire dhe mungese te pajisjeve dhe mjeteve shendetesore. Kjo eshte gjendja e shendetesise ne jug te vendit. Problematikes se rritjes se numrit te pacienteve, si shkak i temperaturave te uleta ne qendrat shendetesore te Qarkut te Gjirokastres i jane shtuar edhe mungesat qe ndeshin keto te fundit, ne lidhje me infrastrukturen teknike. Sipas burimeve ne Drejtorine Rajonale te Shendetit Publik ne Gjirokaster, pjesa me e madhe e qendrave shendetesore, kryesisht ne zonat malore te qarkut, paraqesin probleme ne lidhje me gjendjen e godinave dhe pajisjen me infrastrukturen teknike. "Ne disa qendra shendetesore ne komunat malore ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres ka infrastrukture jo te pershtatshme dhe kushte jo te mira higjeno-sanitare", pohojne perfaqesuesit e Drejtorise se Shendetit Publik ne Gjirokaster. Kryesisht ne qendrat shendetesore ne komunat malore te qarkut, mungon uji i rrjedhshem 24 ore, stafet mjekesore punojne ne ambiente te ftohta dhe me lageshti. Mjeket thone se, me rritjen e fluksit te pacienteve, aq me teper ne keto dite te ftohta dimri, jane te detyruar t'i vizitojne ata ne ambiente te ngushta dhe te pamjaftueshme per nje sherbim normal shendetesor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›