E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Albpetrol debate mes opozites dhe mazhorances ne Kuvend

Seanca plenare u përfshi nga debate për Albeptrolin. Ndryshimet ne ligjin per gazin shërbyen që deputetët e opzoitës të kujtojnë procesin pezull të privatizimit të Albpetrolit.

“Privatizimi i Albpetrolit është një turp kombëtar, është i dështuar. Albetrolin e frytë me të drejta ekskluzive. Albpetrolit iu dha e drejta e gazifikimit për privatizimin”, tha Brace.  Minsitri i Financave sqaroi se ky ndryshim lidhet direct me projektin strategjik të gazsjellësit TAP, me qëllim dhënien e mundësive të operatorëve të tjerë për të transportuar gazin. “Nuk i është dhënë ekskluziviteti i gazit Albpetrolit, përkundrazi e ka pasur historikisht ekskluzive por në kontratën e privatizimit i është hequr. Ne po prisnim kalimin e një linjë gazi të lëngshëm, e cila do të përdoret për furnizim jo vetëm të Shqipërisë po për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, vuri në dukje Bode. Megjithatë toneve të lartë, opozita deklaroi votën pro. Kalendari i punimeve për seancën e sotme parlamentare përfshin diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin "Për sektorin e gazit natyror", si dhe të ligjit "Për statistikat zyrtare". Ndërkohë që viojnë të qëndrojnë sërish në rendin e ditës do të jenë edhe tre ligjet, miratimi i të cilave lidhet me statusin e vendit kandidat, përkatësisht: reforma parlamentare, projektligji "Për Gjykatën e Lartë" dhe ai "Për nëpunësin civil".

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›