PS akuzon qeverine per vendimmarrje abuzive ne zonat e mbrojtura
Partia Socialiste akuzoi Qeverinë aktuale se përmes vendimeve të fundit abuzive po cënon zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare. Në emër të kësaj partie, Artan Lame pohoi se këto vendime do të zhbëhen nga socialistët.
“Muajt e fundit ka një vendimmarrje abuzive për zonat e mbrojtura. 600 ha investimi në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave po shpërndan prona në mënyrë abuzive në zonat e mbrojtura”- u shpreh Lame ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të mos shpërdorojnë zonat e mbrojtura, pasi të gjitha vendimet në shtator do të kthehen pas.