Divorcet ndahen afersisht 4 cifte ne dite shkaqet jane te shumta
Zgjidhjet e martesës në Tiranë kapin shifrat alarmante. Sipas të dhënave të Gjykatës, vetëm në kryeqytet çdo ditë ndahen 4 çifte. Gjykata e Tiranës, vetëm 6 mujorin e parë të këtij viti, pas shqyrtimit të padive civile me objekt zgjidhjen e martesës, ka pranuar të ndaj për arsye të ndryshme 673 çifte.
Arsyet e prishjes së martesës janë të shumta, por ato që janë evidentuar më shumë në vendimet e shkurorëzimeve janë: tradhëtia, dhuna në familje, xhelozia e problemet ekonomike dhe përfshirja e burrave në lojra të fatit..
Ndërsa gjatë vitit 2012 në Gjykatën e Tiranës, janë dorëzuar 1787 kërkesa për divorc, thënë ndryshe 4 kërksa për shkurorëzim në ditë. Ndërkohë gjatë 2010- ‘11 Gjykatës së kryeqytetit i janë drejtuar 2000 çifte për shkurorëzim.