Kolumbi zvogelohet siperfaqja ku kultivohet bima qe prodhon kokainen
Eshtë zvogëluar me 25 për qind sipërfaqja e terrenit ku kultivoheshin gjethet nga të cilat prodhohet kokaina në Kolumbi. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit. Në periudhën 2011 - 2012 terreni në fjalë ëshët zvogëluar nga 64 mijë hektarë në 48 mijë hektarë, ndërsa prodhimi i drogës ka rënë gjithashtu nga 345 në 309 ton. Kolumbia është një prodhuesit kryesor të kokainës në botë, por rritja e cmimit të metaleve ka bërë që bandat kriminale tashmë të tërhiqen nga nxjerrja e arit duke lënë pas dore kultivimin e bimëve narkotike