E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS analize permbytjeve Nderhyrja e shtetit me vonese

Gjate fjales se tij ai tha se shteti nuk ka vepruar me shpejtesi ashtu sikurse duhet dhe se ka pasur mungese koordinimi. Sipas tij veprimet e shtetit ne terren kane filluar me shume vonese.

Gjykojme qe makina e emergjences ka funksionuar ngadale dhe jo me emergjence. Kemi mosperputhje shume te madhe me veprimet ne terren. Jane konstatuar mungese mjetesh per shkarkimin e ndihmave nga anijet. Gjykojme qe nuk jane informuar qytetaret per situaten e permbytjeve pasi ne oren 10 te nates nuk ka pasur permbytje nderkohe qe ne mengjes situata ndryshoi u shpreh ai para pak sekondash.

Ai shtoi se mjetet edhe sot jane te pa mjaftueshme per te mbuluar te gjithe zonen prej 14 hektaresh te permbytur. Sipas tij ndihmat nuk kane shkuar ne te gjitha familjet. Vijne pako me ushqime ne mes te lagjes se permbytur por nuk shkojne ne te gjitha familjet vijoi ai.

Sipas tij komuna me e goditur eshte ajo e Dajcit dhe rende situata eshte edhe ne komunen Ana e Malit. Prezenca e shtetit ne Velipoje ka arritur me vone se ne komunat e tjera. Situata ne Shkoder eshte shume e veshtire.Veprimet tona kane qene te koordinuara me drejtues te PS-se neper komuna. Ne kerkuam qe te rrime me prane njerezve. Kemi kontakte prej 10 ditesh edhe me strukturat qeveritare tha me tej Beqja. /Saimir Lleshi/

2010-12-07 1201

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›