E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Qeveria asnje mase per permbytjet

Sipas liderit te opozites qeveria nuk ka ndermarre ne kohen veprime per te shmangur situaten e rende te krijuar nga reshjet e dendura te shiut.

Vetem fatkeqesi natyrore nuk eshte kjo qe ndodh ne menyre te perseritur dhe qe eshte e jashtezakonshme ne permasa dhe fatkeqesisht po behet e zakonshme sepse eshte momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe te nje politike te vjeter... injorante e cila ka mberritur sot ne kulmin e fuqise se vet shkaterruese. Fatkeqesisht qofte edhe nga konsultat me eksperte por edhe nga programi yne faktet flasin fare qarte se gjendja katastrofike mbi gjithe territorin e vendit eshte rezultat i braktisjes se detyres nga shteti jo sot por prej 20 vjetesh. Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar per pozicionin e vete gjeografik nga erozioni por jo ndaj kenetezimit si proces natyror theksoi Rama.

Ai shtoi se gjendja e kullimit eshte katastrofike. Gjendja ishte teresisht e parandalueshme por gjendja e kullimit eshte katastrofale dhe Berisha nuk ka nxjerre asnje mesim nga ato qe kane ndodhur shtoi Rama duke shtuar se deri me tani demi ka arritur ne 260 milion euro dhe se pritet qe shuma te shtohet.

Rialokimi drastik i buxhetit te vitit 2011 per shpenzimet e kesaj lufte me nje plan te ri investimesh qe adresojne mbrojtjen nga permbytjet jane te gjitha elementet qe ne te mund te garantojne rrenjezimin e buxhetit dhe bejme qe ne dimrin e ardhshem te jemi me pak te rrezikuar tha drejtuesi i Partise Socialiste.

2010-12-07 1321

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›