E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra ende ne emergjence

Shkodra vazhdon te jetoje dite te veshtira edhe pse per te dyten dite me radhe niveli i liqenit eshte ulur serish.

Gjendja ka njohur nje permiresim te lehte por emergjenca mbetet ende si ne qytet dhe ne zonen e Nenshkodres.

Aktualisht ndodhen nen uje 13700 hektare ndersa nuk ka ndryshuar numri i banesave qe jane te permbytura. Disa komuna jane ende te izoluara ndersa 8 lagje te qytetit jane te perfshira nga uji.

Forcat e ushtrise kane vijuar dhenien e ndihmes edhe pse jo te gjithe banoret kane mundur ta perftojne ate. Disa banore jane ankuar per menyren e shperndarjes se ndihmave pasi thone se po abuzohet.

Nderkohe ne hidrocentrale gjendja duket disi me e mire pasi edhe niveli i prurjeve ka rene.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›