Basha I lumtur per Kolegjin do te pres certifikimin final
Kandidati i PD-se per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha doli mbreme para selise blu duke pershendetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ne oren 2300 Basha doli para perkrahesve te shumte qe ishin mbledhur para PD-se dhe deklaroi se Kolegji mori nje vendim te rendesishem duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-se per te numeruar cdo vote. Ne pritje te rezultatit final dua te them se sonte jam shume i lumtur sepse eshte degjuar zeri i qytetareve. E gjithe kjo beteje ka qene pikerisht qe zeri juaj te degjohet. Me vjen shume mire qe cdo vote u numerua sipas parimeve te demokracise me nje transparence te panjohur deri me sot. Kjo eshte fitorja me e madhe. Falenderoj te gjithe qytetaret per durimin. Per te respektuar te drejten tuaj legjitime ju bej thirrje te deshmoni durim qytetari dhe respekt deri ne certifikimin final te ketij rezultati. Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor ne seline e Partise Demokratike ka nisur nje feste jo shume e bujshme. Ne oret e mbremjes rreth 30 minuta pas vendimit te trupes gjykuese para selise blu u grumbulluan nje numer militantesh te Partise Demokratike duke festuar ne menyre te qete por dukej nje gezim per vendimin e Kolegjit. Nga menyra e zhvillimit dukej se gjithcka ishte spontane pavaresisht se nje pjese e perkrahesve mbanin ne duart e tyre flamujt blu te Partise Demokratike. Entuziazmi eshte rritur shume kur ne seline e PD-se ka mberritur kandidati per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha i cili i qeshur dhe i lumtur nga vendimi i djeshem eshte perqafuar me perkrahesit e tij duke shkembyer urime dhe batuta kenaqesie.