E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, axhenda e plotë e Asamblesë Kombëtare

Mblidhet Asambleja Kombëtare. Zbardhet dosja për Shkodrën dhe analizohet drejtësia
Partia Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku veç një analizë për reformën në drejtësi, do të zbulohet dosja e provave që disponon kjo parti për përmbytjet në zonën e Shkodrës. E nisur si një mbledhje ku gjithçka do të fokusohej tek institucionet dhe demokracia në vend, pas situatës së krijuar e këmbënguljes së vazhdueshme të kësaj partie për të treguar të vërtetën e përmbytjeve, pjesa më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje do të jetë prezantimi pikërisht i këtyre provave të paralajmëruara nga kryetari socialist, Edi Rama. Socialistët premtojnë se do të thuhet gjithçka për kaosin që u krijua në këtë fillimviti, duke konsideruar se mbledhja e sotme do të jetë një séancë e vërtetë e jashtëzakonshme. Burime nga PS zbulojnë një pjesë të axhendës dhe aktivitetit të kësaj mbledhjeje, ku PS synon të bëjë një analizë të thellë të çështjeve që lidhen me drejtësinë dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese. Ashtu si në mbledhjen e muajit dhjetor, socialistët pritet të japin propozimet e tyre për përmirësimin e një prej fushave më të diskutueshme e më problematike për sa i përket ecurisë në vend, duke përfshirë këtu edhe ndikimin e korrupsionit në drejtësi.
Nisur nga kjo, PS e ka gjetur me vend që të zbulojë një aferë të madhe të korruptive, siç e ka konsideruar edhe vetë Rama, duke publikuar të vërtetën e përmbytjeve të Shkodrës, ku natyrisht, gjithçka është nga dora e njeriut dhe jo e natyrës. Pjesë e kësaj mbledhjeje pritet të jetë një debat, jo i parashikuar në rendin e ditës në lidhje me rishikimin e vendimit për të mos hyrë në Parlament. Deputetët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, janë shprehur se sot do të kërkojnë që të ketë një vendim nga ana e kësaj partie për t’u futur në Parlament duke shprehur edhe argumentet e tyre. Kjo ide pritet të gjejë hapësirë tek ajo pjesë e axhendës ku parashikohen çështje jashtë rendit të ditës, por gjithçka mbetet ende për t’u parë, pasi nga forma dhe mënyra e reagimit, në një kohë kur transmetimi për shkak të dosjes pritet të jetë live në televizione, të mos gjejë dot hapësirën e duhur që të diskutohet. Deputetët e LMN-së janë shprehur ndërkohë se nuk do të djegin mandatet e tyre dhe se do të hyjnë në Parlament. Ndaj për ta mbledhja e sotme është parë si një mundësi për të ngritur edhe një herë zërin për ndryshim të qëndrimit të grupit parlamentar ndaj Kuvendit. Por nga ana tjetër ata bëjnë me dije se nëse PS nuk hyn të hënën në Kuvend, edhe ata nuk do të hyjnë, duke pritur deri në seancën e fundit, para djegies së mandateve.
\Njëkohësisht, pritet që asambleja të marrë një informacion edhe në lidhje me draftin që po përgatitet për ndryshimet në statut e program, si dhe zgjedhjet në organizatat socialiste brenda dhe jashtë vendit. Në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar, degët e PS dorëzuan gjithë pyetësorët e plotësuar nga anëtarësia për sa u përket ndryshimeve në statut, ndërsa brenda kësaj date duhej të mbaronin edhe zgjedhjet e OS-ve. Në muajin dhjetor, PS zhvilloi një mbledhje të asamblesë ku vëmendja u fokusua te  problemet ekonomike, paaftësia e qeverisë dhe sfidat për 2010.Në fund të kësaj mbledhjeje, u miratua një rezolutë, KU PS i propozoi qeverisë një sërë masash për zbutjen e krizës ekonomike. PS propozoi që për një kohë të shkurtër, bizneset e vogla të liroheshin nga taksat, të rivendoset marrëdhënia me FMN dhe t’i kërkohet ndihmë financiare, të ndihmohet monedha vendase etj. Mbledhja e sotme u parashikua që të zhvillohej një javë më parë, por për shkak të përmbytjeve e situatës së krijuar në veri, ajo u shty deri ditën e sotme.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›