E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ben planin parlamentar interpelanca me Nacon dhe Olldashin

Partia Socialiste do te therrase te marten ne nje interpelance parlamentare ministrin e Ekonomise Nasip Naco. Greva e minatoreve te Bulqizes do te jete nje pike e debatit te seances se ardhshme parlamentare. Kjo eshte vendosur ne takimin e zhvilluar mes kryetarit te PS-se Edi Rama dhe drejtuesve socialiste ne Kuvend si kryetar dhe nenkryetar grupi dhe komisionesh parlamentare. Sindikalistet kane kerkuar qe Kuvendi te merret me nje ceshtje te tille dhe te diskutoje ne lidhje me kerkesat sindikaliste dhe me situaten mjerane ne minieren e Bulqizes. Naco pritet te raportoje per situaten ne miniere dhe per ceshtjen e kerkesave te minatoreve. Nderkohe qe mesohet se ne kete takim eshte diskutuar dhe ne lidhje me seancat degjimore qe socialistet kerkojne me ministrat ate te Jashtem Edmond Haxhinasto te Rendit Bujar Nishani dhe te Drejtesise Eduard Halimi. Siguria e informacionit te klasifikuar rendi dhe siguria jane disa nga ceshtjet kryesore. Nderkohe qe sipas burimeve mesohet se eshte diskutuar dhe per mundesine e thirrjes ne interpelance te ministrit te Transportit Sokol Olldashi. Kjo per faktin e daljes se disa prej shkrimeve ne media per ceshtjen e tenderit te kabllove optike. Kjo pritet te vendoset ne ditet ne vijim. Ndersa mesohet se ne seancen e se martes pritet qe deputetet e opozites te angazhohen ne diskutime jashte rendit te dites ne berjen e qendrimeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›