E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm i eger ndaj njerezve te drejtesise

Reagimet KLD-ja gjyqtaret prokuroret dhe avokatet njezeri Alarm per kriminalitetin e larte

Atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi eshte denuar ashper nga trupa e drejtesise shqiptare te cilet kane denuar njezeri ngjarjen e rende. Keshilli i Larte i Drejtesise trupat e gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe te Tiranes Shoqata e Prokuroreve dhe avokatet kane pohuar se ngjarja eshte shume e rende dhe se krimi po ngre dore ndaj shtetit. Ata kerkojne zbardhjen e menjehershme te motiveve dhe kapjen e autoreve te mundshem. Keshilli i Larte i Drejtesise i ka shprehur ngushellime familjes se te ndjerit ndersa ka vijuar se denon publikisht dhunen ndaj gjyqtareve nepermjet ketij ekzekutimi terrorist i cili nuk ndodh dhe nuk duhet te ndodhe ne asnje vend ku funksionon rendi dhe siguria. Kryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu tha se ky akt eshte ne vazhden e ngjarjeve te dhunshme kunder gjyqesorit gjate viteve te fundit duke perbere nje rast te paprecedente ne historine e drejtesise shqiptare kur tentohet dhunshem dhe merret jeta e nje funksionari publik. Shqiperia synon te jete pjese e Bashkimit Europian dhe te ndjeke udhen e Brukselit dhe jo te Sicilise se 50 viteve me pare ku drejtesia te gjunjezohet nga veprat mafioze dhe krimi i organizuar u shpreh Spahiu.

Nderkohe Gjykata e Larte tha se krimi guxoi te ngreje doren ne menyren me barbare dhe ekstreme ndaj nje gjyqtari te Republikes se Shqiperise. Kjo ngjarje e cila fatkeqesisht pason edhe disa te tjera te ndodhura vitet e fundit ndaj perfaqesuesve te drejtesise eshte nje goditje e rende dhe kercenim serioz per shoqerine shqiptare rendin publik demokracine dhe shtetin e se drejtes. Kur krimi godet drejtesine ai kercenon te sfidoje shtetin dhe mbrojtesit e ligjit. Kjo ve ne pikepyetje te madhe aftesine e autoriteteve shteterore per te perkrahur dhe garantuar sigurine e te gjithe atyre qe punojne cdo dite per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe luften kunder krimit thuhet ne njoftimin per shtyp te Gjykates se Larte.

Edhe Gjykata e Tiranes ka denuar ashper kete ngjarje duke pohuar se humbja e kolegut dhe mikut tone nga dora e krimit eshte nje sfide e madhe per strukturat shteterore te cilat duhet te perkrahin dhe garantojne sigurine jo vetem te gjyqtareve por dhe te te gjithe perfaqesuesve ligjore qe cdo dite punojne per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe luftojne krimin.

Per kete ceshtje ka reaguar edhe Shoqata e Prokuroreve te Republikes se Shqiperise e cila ka denuar ashper krimin duke e konsideruar si ngjarjen me te rende qe ka ndodhur ndaj nje perfaqesuesi te sistemit te drejtesise ne vend.

U bej thirrje kolegeve prokurore qe po merren me hetimin e kesaj ngjarjeje te bejne te pamunduren per zbardhjen sa me shpejt dhe venien para drejtesise te autoreve te ketij krimi mafioz te pashembullt tha Shkelqim Hajdari sekretari i pergjithshem i shoqates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›