PS bojkoton Kuvendin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që PS-jë të bojkotojë Kuvendin e Shqipërisë. PS ka vendosur që derisa të plotësohen kushtet e selisë rozë të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Kushtet e PS-së janë zbardhja e krimit elektoral të zgjedhjeve të 28 qershorit, zbardhja e çështjes së të burgosurve të liruar gjatë ditës së zgjedhjeve, po ashtu PS ka kërkuar edhe që të zbardhet vrasja e deputetit Xhindi, të zgjidhet çështja e punonjësve të larguar nga detyra për motive politike, po ashtu një balancë kohore në Televizionin Publik Shqiptar mes opozitës e mazhorancës. Pra, të hënën, në legjislaturën e re, në Kuvend do jenë vetëm deputetët e mazhorancës dhe deputeti, Vangjel Dule. Lidhur me pjesëmarrjen ose jo të deputetëve në seancën e parë të parlamentit, do të mblidhet një grup pune për të marrë një vendim.
Arben Malaj, menjëherë pas mbylljes së takimit tha se grupi parlamentar ka vendosur të vlerësojë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin me standarde të cunguara. "Edhe insitucionet e dala nga zgjedhjet janë të cunguara. Mendimi i një pjesë të grupit parlamentar është jo bojkot në zgjedhje", tha ai.