E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Ohër, mbytet anija me 50 turistë, 17 të vdekur

OHER - Rritet bilanci tragjik i viktimave të anijes që u mbyt sot në Ohër. Mësohet se deri me tani janë nxjerrë trupat e 17 personave, ndërsa vijon operacioni i kërkim shpëtimit. Janë 5 te humbur të deklaruar.


Një anije maqedonase, që transportonte turistë, shumica bullgarë, u mbyt sot në liqenin e Ohrit (në jugperëndim), duke shkaktuar dhjetëra të vdekur.


Një burim policor i tregoi AFP-së se të paktën 10 persona kanë vdekur nga mbytja ditën e sotme në liqenin e Ohrit të një anijeje maqedonase që transportonte afro 50 turistë, shumica bullgarë.


"Aksidenti shkaktoi të paktën 10 të vdekur", i deklaroi AFP-së një burim policor i cili preferoi të mbetej anonim.


Anija, Iliden, ndodhej rreth 200 metra nga bregu kur u mbyt për shkaqe ende të panjohura rreth orës 11:00 (09:00 GMT).


Disa ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e ngjarjes, tha një korrespondent i një televizioni lokal.


Aksidenti ndodhi në afërsi të një kampingu, 12 kilometra në jug të qytetit të Ohrit.

Liqeni i Ohrit është një nga vendet më të preferuara të turizmit në Maqedoni, që vizitohet çdo vit nga mijëra turistë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›