PS çel fushatën në Pallatin e Kongreseve
07/04/2011 Zgjedhjet e 8 majit
Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Lidershipi socialist ka vendosur që të thërrasë në ish-Pallatin e Kongreseve të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste që do të garojnë për kryetar bashkish, komunash dhe për këshilltarë vendorë në një takim që do të sinjalizojë dhe startin e nisjes në mënyrë reale të garës së ethshme elektorale. Prej dy ditësh grupi i punës pranë PS-së, i ngarkuar pikërisht me organizimin dhe menaxhimin e fushatës elektorale, është marrë me dekorin e sallës së koncerteve, ku do të spikasë slogani që do të shoqërojë kampin opozitar gjatë gjithë muajit deri në ditën kur sovrani do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qeverisjen vendore. Ndërkohë hapjen e fushatës e konfirmoi dje dhe anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS Megi Ajtyresa njoftoi se të enjten më datë 7 prill në Pallatin e Kongreseve, në orën 17:00, do të prezantohen kandidatët e Aleancës për të Ardhmen, të cilët hyjnë në zgjedhjet lokale të 8 majit nën siglën e koalicionit opozitar. Me të nisur fushatën, Ajtyresa tha se opozita do të ketë çdo ditë nga një “mesazh” për kryeministrin Sali Berisha, qeverinë e tij dhe partnerët në koalicion. “Por nesër do të nisë udhëtimi ynë i përbashkët, në të vetmen rrugë për të ardhmen e Shqipërisë. Nesër në orën 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Shqipëria do të njihet me ekipin që do të vazhdojë ndryshimin rrënjësor të bashkive e komunave që janë qeverisur deri më sot nga socialistët dhe vizioni ynë i ri për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkëputen një herë e mirë nga pushteti i Saliut dhe Ilirit dhe që më 8 maj jo vetëm do t’i thonë ‘kurrë më’ korrupsionit dhe kusarisë, por do të votojnë masivisht për të vetmen rrugë, për Partinë Socialiste dhe kandidatët e ‘Aleancës për të Ardhmen’”, - tha Ajtyresa. Ajo shtoi se pushteti i Saliut, i Lulit dhe Ilirit, që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe që më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë, do të marrë mesazhin e merituar nga shqiptarët çdo ditë, duke filluar nga nesër në orën 17:00 Pallatin e Kongreseve, deri m 8 maj: kurrë më! Sipas saj, e vetmja rrugë për të ardhmen, e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët është Partia Socialiste dhe kandidatët e “Aleancës për të Ardhmen’.
Rivitalizimi i sheshit “Liria”
Xhaferri: Fondet publike do të përdoren për interes të qytetarëve
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, e ka quajtur shkelje dhe abuzive mënyrën se si është duke u zbatuar projekti i rivitalizimit të sheshit “Liria” në qendër të qytetit. Sipas tij, Bashkia e Durrësit është duke cenuar harmoninë mes komuniteteve fetare në qytet. “Bashkia ka detyrimin të konsultohet me të tria komunitetet fetare dhe me qytetarët. Nuk mund të përdoren emra studiosh për të ndërtuar kioskat e Vangjush Dakos, duke përdorur emra studiosh italiane për të ndërtuar kioska të tilla, që futin në kontradiktë dhe sfidojnë xhaminë, e që nesër mund të sfidojnë një kishë”, - tha Xhaferri, duke kujtuar se qendra e qytetit nuk është pronë e Vangjush Dakos, kreut aktual të Bashkisë. Ai e akuzoi Dakon se ka punuar vetëm për vete. “Të hedhësh kudo beton me paratë e qytetarëve, kjo nuk është demokraci, por deformimi më i madh i demokracisë”, - tha Xhaferri. Ai ishte në sheshin “Liria”, ku së bashku me drejtuesit e Myftinisë së Durrësit dhe qytetarë të shumtë, denoncoi projektin që ishte duke betonuar qendrën historike të qytetit. Me këtë rast ai premtoi se të gjitha projektet do të diskutohen me qytetarët para se të zbatohen dhe fondet publike nuk do përdoren për përfitime personale.
Në njësinë 9
Rama kërkon edhe votën e emigrantëve
Kryebashkiaku Edi Rama u ka kërkuar sërish votën për të fituar mandatin e tij të katërt qytetarëve të njësisë bashkiake nr. 9 në kryeqytet. Gjatë këtyre takimeve Rama ka dëgjuar edhe shqetësimet e qytetarëve për çmimet e larta, pagat e ulëta si dhe për rënien e mundësisë për të blerë. Gjatë fjalës së tij me banorët ai tha: “Më 8 maj jepni votën që të vazhdojmë të bëjmë rrugë, që të vazhdojmë të vëmë drita, që të vazhdojmë të mbjellim pemë. T’i largojmë këta, që të hapim luftën me papunësinë. Të hapim luftën me varfërinë. Të hapim luftën me kusarinë. Këto duhen larguar.” Ndër të tjera gjatë takimit me një emigrant të ardhur nga Greqia për të votuar, kreu i socialistëve u bëri thirrje emigrantëve që të jenë sa më të shumtë që të hedhin votën më 8 maj. Kërkesa e Ramës për këta banorë ishte: “Duhet të votoni PS-në, që këshillin bashkiak të mos e kontrollojë më Saliu dhe të mos e bllokojë më Iliri për interesat e depozitës dhe të pozitës.” Kryeopozitari deklaroi dhe një herë se në zgjedhjet e majit nuk preket vota.
Gati listat përfundimtare
63 700 zgjedhës vetëm në Bashkinë e Fierit
Shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve për Bashkinë e Fierit. Pas përpunimit të të dhënave nga listat paraprake dhe dublimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshëm e Gjendjeve Civile, numri i shtetasve që do t’u drejtohen zgjedhjeve vendore të 8 majit në Bashkinë e Fierit është 63 mijë 700 zgjedhës. Sipas përgjegjëses së gjendjes civile të Bashkisë së Fierit, Arta Prifti, listat përfundimtare i janë dërguar në 3 kopje bashkisë si dhe komisionit zonal të administrimit të zgjedhjeve. Numri qendrave e votimit në këtë bashki janë 83, ndërkohë që nga banorët nuk ka pasur kontestime për paraqitjen e emrave në lista. “Më në fund, pas një pune intensive të listave paraprake, ne kemi mundur të shpallim brenda afatit kohor dhe ligjor listat përfundimtare të zgjedhësve për bashkinë e Fierit, -ka pohuar Arta Prifti. - Këto lista i kemi shpërndarë në 3 kopje, Bashkisë, KZAZ dhe vet ne. Janë gjithsej 63700 zgjedhës dhe deri tani nuk ka asnjë ankesë qytetare për mosparaqitjen e emrit të tij në lista. Gjithsesi, është shumë herët për të folur për këtë.” Ndërkohë me shpalljen e listave përfundimtare të zgjedhësve do të nisë afishimi i tyre në qendrat e votimit. Sipas Kodit Zgjedhor, afishimi i listës së zgjedhësve do të bëhet brenda datës 8 prill.
Aurora Damini