Vrasja e vëllait tim, ngjarje e paralajmëruar
07/04/2011 Ngjarja në Fier, flet vëllai i viktimës: Si e vrau i biri, kishte vite që shfaqej agresiv. Shteti të vërë dorë
FIER-Pas vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Mbrostar Ferko” kanë reaguar edhe familjarët e viktimës. Shtëpia e viktimës ende është në zi nga vrasja makabër e 74-vjeçarit të vrarë nga dora e birit te tij. Në rrëfimin e tij vëllai i viktimës dhe xhaxhai i autorit të krimit Marko Rrapi ka treguar se nipi i tij ka shfaqur prej vitesh shenjat e çrregullimeve në shëndetin mendor dhe agresiviteti i tij është shtuar pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe daljes nga burgu ku ka kryer dënimin. Ai është shprehur i indinjuar nga kjo vrasje që mori jetën e vëllait të tij 74-vjeçar nga dora e të birit të tij. Sipas vëllait të viktimës, autori i krimit 40-vjeçari Aleko Rrapi ka qëlluar për vdekje të atin e tij në rrethana ende të panjohura, duke ditur se kanë qenë së bashku të vetëm në banesë. Vëllai i viktimës dhe xhaxhai i autorit ka treguar se pas vrasjes së të atit 40-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe më pas është kapur nga policia.
Flet vëllai i viktimës
“Kjo është një gjëmë e madhe që i ka ndodhur familjes sonë. “Të vritet babai plak nga i biri”,-ka thënë mes dëshpërimit Marko Rrapi. Aleko ka qenë djalë i mirë, por vit pas viti duke qenë edhe i larguar nga familja ka arritur deri në këtë pikë. Aleko ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore, nisi edhe shkollën e lartë, por e la përgjysmë se iku në Greqi fillimisht. Iku në vitin 1990, atëherë kur kërciste arma në kufi. Më pas emigroi në SHBA se atje donte. Fillimisht ndihmonte shumë familjen dhe pothuajse i tërhoqi të gjithë në Amerikë me vëllezër dhe motra. Por nisi edhe drogën dhe thonë se ky ka qenë shkaku që u fut edhe në burg atje në Amerikë. Që kur u kthye në shtëpi, është bërë fare agresiv. Edhe nënën e vet para disa vjetësh e ka rrahur. Nipi që e gjeti në mëngjes vëllain tim të vdekur tha se e kishte gjetur gjyshin e vet të shtrirë në shtrat sikur flinte gjumë. Mendohet se djali duke përfituar ngaqë ishin vetëm në shtëpi, e ka qëlluar disa herë me bastunin e plakut deri sa ky vdiq. Madje i kishte bashkuar edhe duart siç ua bashkojmë të vdekurve për t’u dukur si vdekje natyrale. Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi nga shtëpia dhe pas disa orësh policia e ka gjetur në lagjen “Apolonia” të Fierit. Dimë edhe që nuk ka pranuar asgjë nga krimi që ka bërë, por ne nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Aleko ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend njëherë mori djalin e së motrës dhe donte ta hidhte nga ballkoni në nerva e sipër. Ne ia morëm nga duart fëmijën dhe i thirrëm fort; ore ça po bën? Je në vete? E pyetëm edhe më pas, çfarë ishe duke bërë? Ai na pa në sy dhe na tha se për një çast i iku truri dhe nuk iu duk si fëmija e së motrës, domethënë që po të ishte fëmijë tjetër, do ta kishte hedhur nga ballkoni”. Krimi brenda familjes ndërkohë ka tronditur edhe banorët e kësaj lagjeje, të cilët janë shprehur se raste të tilla duhet të izolohen nga shteti, pasi mund të bëhen rrezik për komunitetin.
“Kemi dëgjuar se ky ka rrahur njëherë edhe të ëmën dhe e shihnim që nuk ishte fort në terezi sidomos kohët e fundit që ishte kthyer nga Amerika. Pinte edhe drogë. Ka qenë edhe në burg atje, se për drogë, se për vjedhje kush e merr vesh. Nuk punonte dhe nuk ishte i martuar. Dëgjonim shpesh, se zërat përhapen, që bëhej agresiv me të atin, por në rrugë të themi të drejtën dukej normal dhe nuk kishim parë asgjë të keqe prej tij”, thotë fqinja e tij 53-vjeçare L.S. Çfarë bën shteti në këto raste? Pret të tjera viktima? Shteti duhet të izolojë personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore sepse po bëhen të shpeshta. Ne jemi tronditur të gjithë si lagje nga kjo ngjarje”, thotë gruaja 53-vjeçare.
Deklarata në polici e djalit vrasës
Nuk e kam vrarë babanë, ai është në shtëpi
“Nuk e kam vrarë babanë. Babai është në shtëpi. Më lini të shkoj tek ai”. Kështu mësohet të ketë reaguar i sëmuri mendor-vrasës gjatë marrjes në pyetje nga hetimorët. Aleko Rrapi ka reaguar në mënyra të papërgjegjshme. Ai po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, të cilët herë pas here po kontrollojnë gjendjen e tij psiko-fizike. Deklarata e 42-vjeçarit flet qartë për një paqëndrueshmëri mendore të tijën, ndërsa policia ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ai është vënë në pranga për veprën penale të vrasjes, ndërsa organi i akuzës po mbledh materiale.
Mësohet se përpara 7 vjetësh 42-vjeçari është kthyer nga SHBA pasi i kishin përfunduar afatet e dokumenteve të qëndrimit atje. Pas kësaj ai është shfaqur herë i papërgjegjshëm e herë i dhunshëm derisa gjendja e tij degradoi. Pasi shfaqi të dhëna të tilla për probleme psikike, të afërmit e kishin shoqëruar për tek mjeku i familjes dhe ky i fundit e nisi për në spitalin psikiatrik në qytetin e Vlorës. Ndërkohë të afërm e familjarë duket se po shigjetojnë spitalin, i cili sipas tyre e nxori një javë më parë duke e lënë të pashëruar. Tashmë ata po kërkojnë drejtësi për të afërmin e tyre. “Ai vuante prej disa vitesh nga çrregullimet mendore, dhe këtë e shfaqte herë pas here. Ne si familjarë bëjmë fajtor institucionet spitalore të shëndetit mendor, të cilat nuk duhet ta linin atë të lirë, çka rrezikoi jetën e tim vëllai”, ka thënë Marko Rrapi. Tashmë ende nuk dihet nëse për 42-vjeçarin do të jepet masa e arrestit apo do të kalojë direkt në burg, por zëra nga brenda komisariatit flasin se ai ka nevojë edhe për kurim, pasi ka gjendje të rëndë psikike.
A. Damini