E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne Kolegj Ndryshojme padine. PD ne KQZ Te hapen dhe 26 kuti

PS riformulon padine per rivleresimin e votave

TIRAN- Partia Socialiste u terhoq dje nga kerkesa e saj e dyte ne kolegjin zgjedhor duke pohuar se do te riformuloje akt padine ne menyre me te plote. Ky veprim i opozites erdhi pas zbulimit se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutite e votimit dhe ka rivleresuar votat pa marre nje vendim per kete fakt. Terheqja e PS-se ka bere qe Kolegji ta shtyje seancen per ne daten 3 qershor ora 10.00. Kjo do te thote qe te pakten deri ne kete date Tirana nuk do te kete nje kryetar bashkie.

Mengjesin e djeshem Kolegji Zgjedhor u mblodh per te shqyrtuar kerkesen e Partise Socialiste per Konstatimin e pavlefshmerise absolute te vendimit te KQZ date 18 maj per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar. Por ne fillim te seances avokati i opozites kerkoi bashkimin e kesaj ceshtjeje me nje tjeter kerkese te dorezuar po dje ne Kolegj. Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te vendimit te KQZ-se nr. 709 dt 23.05.2011 Per vleresimin e fleteve te votimit te pavleresuara dhe te pa numeruara per kryetarin Keshillin e Bashkise Tirane kryetarin e njesise bashkiake dhe keshillin e njesise bashkiake te cilat aksidentalisht nuk jane hedhur ne kutite respektive te votimit te se njejtes qender votimit ne zgjedhjet e Bashkise Tirane te dates 8 maj 2011 thuhet ne objektin e kerkese padise se selise roze.

Per shkak te objektit te njejte avokat Eno Bushi kerkoi prej gjykates bashkimin e kerkesave si nje ceshtje te vetme. Meqe nga ana e Partise Socialiste eshte paraqitur nje kerkese padi prane Kolegjit zgjedhor dhe eshte regjistruar me objekt te njejte me kete qe eshte per shqyrtim nga ju te miratuar ne parim nga KQZ dhe anulimin e te gjithave veprimeve administrative te kryera nga KQZ si rivleresimin rinumerimin dhe ndryshimin e tabeles ne aneksin bashkengjitur vendimit ne kerkojme bashkimin- tha Bushi.

Ndersa pala e paditur qe ne rastin konkret ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nepermjet drejtoreshes juridike Deshira Pasku deklaroi se vendimi qe ankimojne socialistet per aktin e miratuar vetem ne parim ne date 18 maj nuk ekziston Vendimi qe ankimohet sot eshte vendim qe ne KQZ nuk ekziston pa numer dhe date 18.5.2011. shte nje vendim i dates 23.5.2011 ndersa ne daten 18 eshte miratuar ceshtja vetem ne parim theksoi Pasku.

Ne te njejten linje u shpreh edhe perfaqesuesi i Partise Demokratike Ivi Kaso i cili u shpreh kunder bashkimit te ceshtjeve. Ne tani po vihemi ne dijeni te kesaj kerkese padie te Kolegjit Zgjedhor. Skemi asnje fakt pervec qe moren nga pala paditese. Mendimi yne eshte qe sdime as objektin as daten. Lidhur me kete kerkese nese eshte ky objekt. Nuk jane kerkesa te njejta pasi i pari eshte nje vendim qe nuk ekziston smund te gjykohet nje ceshtje qe nuk ekziston duhet te pushohet kjo ceshtje dhe duhet te hidhet short tjeter- tha avokati i Partise Demokratike.

Ne keto kushte Kolegji Zgjedhor vendosi te mos bashkohen kerkesat ndersa socialistet qe te terhiqen nga kerkesa e pare. Rreth ores 12 u hodh edhe shorti i kerkeses se re ku u zgjodh trupa gjykuese e kryesuar nga Tom Ndreca dhe Entela Prifti Sashenka Jonuzi Astrit Kalaja dhe Petraq Dhimitri qe do te vendose edhe fatet e gares ndermjet Rames dhe Bashes.

Jaho Veprimet e KQZ-se jane nul

Disa dite me pare Shekulli i kishte paraprire kesaj ceshjtje. Ne nje interviste konstitucionalisti Niazi Jaho shpjegonte veprimet e KQZ-se dhe deklaroi se rivleresimi i fleteve te votimit u krye pa asnje vendim. Ne momentin kur nuk ka asnje vendim Kolegji Zgjedhor nuk ka cfare te shfuqizoje.

Fillimisht duhet thene se ky veprim rivleresimi i fleteve te votimit u ndermor pa asnje vendim. Si rrjedhoje veprimi eshte arbitrar. E them kete sepse po te ekzistonte nje vendim i tille do te ishte bere i njohur do te zbardhej dhe publikohej. Ky qendrim permendet edhe ne raportin paraprak te fundit te OSBE/ODIHR-it. Por cfare vendimi mund te merrte KQZ-ja kur asnje dispozite e Kodit Zgjedhor dhe asnje akt nenligjor nuk e autorizonte ate te hapte kutite e votimit ne fazen kur duhej miratuar tabela permbledhese

Pala e interesuar mund te ankohet ne Kolegj neni 145/2 e Kodit Zgjedhor. Edhe pse nuk ka vendim ankimi mund te behej ndaj veprimit per hapjen e kutive. Edhe sikur te ishte marre nje vendim i tille ai do te ishte absolutisht i pavlefshem. Madje duhet thene se ne raste te tilla gjykata ska cfare te anuloje sepse qysh ne fillim ai do te ishte nul. Prandaj mendoj se gjykata do te konstatonte vetem pavlefshmerine e tij. Akte apo veprime te tilla nuk kane fuqi juridike- tha konstitucionalisti Niazi Jaho per Shekullin.

Eno Bushi Padia e re me e plote

Pas perfundimit te seances gjyqesore avokati i Partise Socialiste Eno Bushi shpjegoi edhe arsyet e veprimit te papritur per terheqjen e padise. Sipas Bushit PS hoqi dore nga kerkese padia per te vazhduar me gjykimin e kerkeses tjeter e cila sipas tij ka nje objekt padie me te plote. Jo nuk ishte nje levizje taktike kjo e jona thjesht paraqiten para Kolegjit kerkese tjeter qe eshte hedhur ne short aktualisht qe ishte me e plote nga objekti i gjykimit. Ne i kerkuam qe tia bashkengjisnim me kete aktpadi qe ishte sot per shqyrtim. View image

Duke qene se nga ana e trupit gjykues nuk u cmua qe ajo padi te bashkohet dhe ne kushtet qe ne kemi nje padi edhe me te plote qe eshte per shqyrtim e vendosem qe me mire te ishte dhe kjo e sotmja brenda gjykimit qe do zhvillohet ne seancen e ardhshme tha Bushi. Avokati sqaroi se padia e paraqitur dje eshte me e plote ku perfshin edhe aktin normativ si dhe eshte futur edhe nje vendim nga KQZ-ja.

Ne lidhje me vendimin e nje dite me para trupi gjykues e cmoi qe ceshtja duhet te pushoje por arsye nuk na kane dhene akoma. Thjesht na kane vene ne dispozicion vetem dispozitivin. Dhe vetem kur te njihemi me mendimin e gjykates do ishte me mire te flisnim. Argumenti kryesor eshte pavlefshmeria e akteve te miratuara nga KQZ-ja te cilat jane veprime krejtesisht kundra ligjit pra jane akte te paligjshme. Gjithsesi une mund te tju them qe te gjitha shkeljet e kryera nga KQZ-ja jane paraqitur ne akt-padine e dorezuar sot theksoi Bushi.

Zbulohet ankesa e re e PD Te rinumerohen edhe 403 vota

TIRAN- Procesi i rinumerimit dhe rivleresimit te votave ne Tirane mund te vazhdoje deri ne mes te muajit qershor duke mbajtur pezull cdo veprimtari tjeter. Partia Demokratike ka dorezuar nje material ne KQZ ku kerkon rihapjen e 26 kutive te votimit dhe rivleresimin e me shume se 400 votave. Keto flete jane kontestuar nga anetaret e PD-se ne grupet e numerimit.

Sipas burimeve te KQZ-se ky ankimim eshte dorezuar ne oren 23.45 te dites se enjte vetem 15 minuta perpara mbylljes se afatit zyrtar.
Kjo levizje taktike e demokrateve ka ardhur menjehere pas animimit te PS-se per tabelat permbledhese te bashkise Tirane. Sipas materialet qe ka depozituar PD ne KQZ behet fjale per 26 qendra votimi te kater minibashkive te Tiranes asaj nr.3 njesise 5 njesise 8 dhe 9.

PD ka bazuar shpresen me te madhe ne njesine 8 e cila njihet si nje bastion i demokrateve. Vetem ne kete njesi jane 213 flete votimit te kontestuara nga grupet e numerimit per te cilat do te kerkohet rivleresimi.

Nje tjeter njesi e kryeqytetit e cila ka nje numer teper te konsiderueshem votash te kontestuara eshte ajo nr.9. Kjo zone ka 138 flete te kontestuara pasi numeruesit nuk kane rene dakord per ti perfshire ne rezultatin perfundimtar. Ne liste ndodhen edhe 73 flete votimi te njesise 5. Njesia me me pak flete te kontestuara eshte ajo me numer tre ku gjenden vetem dy flete.

Keto vota jane ne cilesine Vota te cilat mbartin medyshje pavaresisht se ato i jane nenshtruar vendimmarrjes respektove te KZAZ-ve te njesive bashkiake te Tiranes dhe rezultati i vleresimit te tyre eshte perfshire ne tabele thuhet ne argumentet e paraqitura ne kerkesen ankimore te demokrateve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›