E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU Ikonomu te shpallet Person non grata

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet perseriti dje kerkesen e saj qe konsulli grek ne qytetin e Korces te shpallet person non grata ne Shqiperi. Permes nje konference per shtyp drejtori i marredhenieve me pulikun z.Ardit Bido u shpreh se PDIU mbeshtet te gjithe qytetaret shqiptare dhe jo vetem te Korces te cilet dje mbushen me parrulla lagjet e qytetit ne emer te komunitetit cam. Ai thekson edhe njehere se kerkon ne menyre te menjehershe shpalljen Person non grata te konsullit grek te Korces Theodhors Ikonomu i cili eshte rikthyer ne detyre pak dite me pare.

Ne qytetin ku nisi betja beteja dhe u hap shkolla e pare shqipe si pjese thelbesore e identitetit tone kombetar ku dje parrullat e shkruara po ne gjuhen tone amtare i kujtuan konsullit dhe diplomacise greke se Korca dhe shqiptaret nuk do te pranojne ne asnje rast te terhiqen nga beteja per ti thene stop provokimeve dhe pretendimeve per Vorio Epirin - theksoi z.Bido. Ne - shtoi ai - kerkojme me kembengulje reagimin e qeverise shqiptare si nje hap qe duhet ndermarre per te vene ne vend dinjitetin tone kombetar. Keto u thane pas deklaratave te diplomatit grek te emeruar ne Korce se beteja per Vorio Epirin nis me regjistrimin etnik dhe fetar te popullsise. Shtyrja e procesit te regjistrimit deklarativ mbi baza etnike dhe fetare nga ana e qeverise me kembenguljen e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet ishte nje hap qe duhej ndermarre jo vetem per menyren si do te kryhej ky regjistrim por edhe per shkak te provokimeve te hapura te Greqise ndaj vendit tone. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet i garanton qytetaret shqiptarese do te kembengule me te gjitha mjetet qe procesi i regjistrimit te popullsise te jete ne unison me Kushtetuten dhe legjislacionin e vendit tone duke perfshire dhe ligjin per gjendjen civile - theksoi drejtori i marredhenieve me publikun ne PDIU Ardit Bido.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›