E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, denoncon dhunimin e krytarit të partisë në Mallakastër

Partia Socialiste denoncoi nepermjet deputetit Piro Lutaj nje incident gjate zhvillimit te nje proteste ne komunen Fratar te Fierit. Sipas Lutajt, mbeshtetes te Partise Demokratike pasi kane tentuar te prishin protesten ne fjale, ne oret e vona kane dhunuar, kryetarin e PS-se Mallakaster, Pajtim Ismaili.

“Në një reagim të shëmtuar e primitiv të Partisë Demokratike ndaj protestës së banorëve të komunës Fratar, Kryetari i Partisë Socialiste për Mallakastrën Pajtim Ismaili është kërcënuar e më pas goditur nga Besnik Murati dhe Gentian Dervishi, të dy këta njerëz të nxitur nga kryetarja e komunës Fratar, Sabire Hoxha.Kjo zonjë, dhe militantët e Partisë Demokratike pasi dështuan dje në përpjekjet e tyre për të prishur me dhunë prortestën e Partisë Socialiste në Fratar, e pasi dështuan të trembin banorët me kërcënime primitive për ndërprerjen e asistencës sociale, sot kaluan në dhunë të hapur ndaj kryetarit të rrethit” tha Lutaj.

Nderkohe deputetja socialiste Eglantina Gjermeni deklaroi se kriza ekonomike eshte bere shkaktar i numrit te larte te vetëvrasjeve kohet e fundi. Nepermjet zonjes Gjermeni, PS sugjeron trajtimin e vetëvrasjeve si problem të të drejtave të njeriut dhe problem të shëndetit publik, cka do të krijojë premisa për zbutjen e këtij problemi social.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›