E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata për autonomi vendore: Qeveria ka bllokuar fondet e BB

Shoqata per Autonomi Vendore akuzoi qeverine se me qellim ka bllokuar fondet e akorduara nga Banka boterore per pushtetin lokal qe qeveriset nga e majta.

“Shoqata pëer Autonomi Vendore i bën thirrje qeverisë që t’i japë fund bllokimit të qëllimshëm të investimeve në bashkitë e drejtuara nga opozita. Anëtarët e saj janë më të vendosur se kurrë se do të përdorin çdo mjet demokratik për të frenuar këtë revansh politik të paprincip dhe antikushtetues që ka ndërmarrë qeveria Berisha ndaj qeverive vendore. Këto veprime të qeverisë po na çojnë drejt një humnere te rrezikshme për të gjithë ne” thotë Bledar Cuci.

Pak dite me pare, perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Tirane, Kamila Numah sqaroi pozicionin e saj për rialokimin e fondeve të projektiti të tokës drejt zonave të përmbytura. Duke deklaruar se kjo ka ardhur pas bllokimit të njërit prej komponentëve të projektit nga Ministria e Brendshme.

Bledian Koka
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›