E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS protestë në Vlorë. Rama: Kriza për shkak të keqqeverisjes

Kryetari i Partise Socialiste deklaroi gjate fjales se mbajtur para protestuese ne sheshin e flamurit ne Vlore se kriza ekonomike ka mberthyer vendin per shkak te keqqeverisjes. Per kete arsye ai i ftoi mbeshtetesin e opozites qe ne 30 prill te mblidhen ne Tirane per te protestuar edhe fort kunder kesaj situate dhe per te kerkuar transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar.

“Të gjithë po e marrin vesh që pushteti i vjedhur nuk mund të hapë vende pune, por vetëm mbyll rrugët e punësimit dhe flak çdo ditë njerëz në rrugët e papunësisë. Të gjithë po e shohin se me votat e vjedhura Sali Berisha nuk po e nxjerr ekonominë nga kriza, por vetëm po shton borxhet, po rrit çmimet, po zmadhon gënjeshtrat. Pushteti i Sali Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet, ai po fundos edhe ekonominë shqiptare, duke bërë të humbasin mijëra vende pune çdo muaj dhe duke rritur përditë faturat e ushqimeve, ilaçeve, energjisë dhe ujit” tha Rama.

Gjate protestes ne Vlore, lideri socialiste shoqerohej edhe nga aleatet e koalicionit opozitar.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›