E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hekurudha shqiptare, problem sinjalistika dhe masat e sigurisë

TIRANë- Pavarësisht mbishkrimit ‘Drejt së Ardhmes’ që është dhe motoja e Hekurudhës Shqiptare, situata në stacionin e trenit në Tiranë, të bën të mendosh të kundërtën. Njerëzit që ecin mbi shina nën mungesën e plotë të sigurisë, trena që nisen pa asnjë lloj sinjali, mungesa e trarëve në pika të ndryshme, mungesa e policisë, apo dhe mbikalimeve të thjeshta për qytetarët, e kanë kthyer hekurudhën shqiptare në një shkaktare të përhershme aksidentesh, ku disa prej të cilave kanë përfunduar me vdekje.

Problemi i sigurisë së trenave, plotëson kuadrin e një stacioni hekurudhor tërësisht jashtë standardeve të nevojshme. Por zonat e banuara përreth, dhe qytetarët të cilët janë të detyruar të kalojnë mbi shina, e kanë kthyer sigurinë në një shqetësim të përditshëm, dhe që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt. Ndryshe, do të jetë vetëm çështje ditësh, lajmi i një tjetër aksidenti, që me këto kushte, është e sigurtë që do të ndodhë dhe në të ardhmen.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›