E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grisja e posterit ne Kombinat identifikohen autoret

Jane identifikuar nga policia autoret e incidentit te djeshem ne Kombinat ku u gris posteri i kandidatit te PS.


D.M 47 vjec dhe B.M 42 vjec te dy me banim ne Tirane do te ndiqen penalisht pasi ne bashkepunim me njeri tjetrin dje rreth ores 18.00 ne sheshin Garibaldi ne Kombinat Tirane duke qarkulluar me automjetin tip Ford Galax 2 me targa BJ065 MC dyshohet se kane grisur nje pjese te reklames se posterit te kandidatit te subjektit politik Partia Socialiste reklame e vendosur ne automjetin furgon tip Benz me targa TR 4413 U.


Gjithashtu qe ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti tip Ford Galax 2 me targa BJ065 MC me te cilen qarkullonin autoret per te realizuar kete incident.


Ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane vazhdon puna hetimore ne drejtim te zbardhjes se motiveve te ketij incidenti dhe kapjen e autoreve per konsumim te vepres penale te parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›