PS denoncon mungesën e energjisë në disa zona
Deputeti Artan Gaçe theksoi sot se banorët e zonës së Yberishtit në Tiranë prej ditësh protestojnë për mungesën e energjisë.
“Banorët e Yzberishtit, prej dy ditësh protestojnë për energjinë elektrike, jo vetëm se ajo u shtrenjtua, por se ajo u mungon. Në Yzberisht si në shumicën e zonave rurale, energjia elektrike, që Sali Berisha e shtrenjtoi sërish dje, mungon”, theksoi ai. Deputeti socialist shprehu shqetësimin për heshtjen e kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shtuar se gjatë janarit protestat e popullit opozitar do të intensifikohen.