E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vendoset shembja e 7 kateve të një pallati

Vendimi është marrë mbrëmjen e shkuar ku është caktuar një fond me vlerë 13.2 milionë lekë.

Sipas vendimit të Këshillit bashkiak, 2 milion lekë do të shërbejnë për studimin në bazë të cilit do të bëhet prishja e pjesës së sipërme të pallatit, pa shkaktuar dëme në pjesën e banuar të tij. Për marrjen e këtij vendimi këshilli bashkiak zhvilloi mbrëmë një mbledhje pa praninë e mediave dhe pas debatit të këshilltarëve të djathtë me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako.

Pallati pranë hyrjes nr 2 të portit detar u vu në qendër të debatit politik mes ministrit të PPTT, Sokol Olldashi dhe kryebashkiakut Dako, pas kallëzimit të Inspektoriatit kombëtar të Urbanistikës dhe Ndërtimit në prokurorinë e Durrësit për neglizhencë të Bashkisë në marrjen e masave për bllokimin e ndërtimit që rrezikon jetën e banorëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›