E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, rrufeja i merr jetën 18-vjeçarit

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.

"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00  në vendin e quajtur "Shpella e pëllumbave", në afërsi të fshatit Vlahën të rrethit të Hasit, kur shtetasi Rexh Muhadri, 18 vjeç, është goditur nga rrufeja dhe ka gjetur vdekjen", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sulaj.

Sipas saj, banorët e fshatit kanë konstatuar ngjarjen, duke informuar edhe policinë. Forcat e rendit mbërritën me vonesë në vendngjarje për shkak të kushteve të këqija atmosferike. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-23 10:13
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›