E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i djegur në makinë një 35-vjeçar

Makina e djegur është gjetur në fshatin Baldushk të Tiranës, dhe sipas policisë, viktima është shtetasi Edmond Dibra, 35-vjeç. Automjeti i djegur ishte me targa të Tiranës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por policia dhe ekspertët e kriminalistikës shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Po hetohet nëse makina është djegur qëllimisht apo aksidentalisht. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-24 09:13
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›