PS depoziton sot nismat konferenca ne pritje te kthimit te Topallit
Partia Socialiste pritet te depozitoje sot paradite nismen e saj per ndryshimin e rregullores se Kuvendit. Sic eshte paralajmeruar socialistet do te paraqesin zyrtarisht nismen e tyre por mbi te gjitha kerkojne qe te realizohet mbledhja sa me e pare e konferences se kryetareve te grupeve parlamentare per te percaktuar se kur do te diskutohet ne komisione kjo nisme. Konferenca nderkohe nuk mblidhet pa pranine e kryeparlamentares Topalli e cila eshte ajo qe e drejton kete organizem te rendesishem te Kuvendit qe percakton axhenden e punes per shqyrtimin e p/ligjeve apo nismave nga komisionet kuvendore. Topalli ndodhet per nje vizite zyrtare ne SHBA. Ajo pritet te vije ne oret e para te dites se sotme ne Tirane. Konferenca e Kryetareve duhet te mblidhet me daten 23 shtator por paraqitja e paketes se opozites mund te sjelle nje pershpejtim te saj. Kjo do te jete ne dore te kryeparlamentares Topalli. Kater propozimet per ndryshim ne rregullore jane votimi i fshehte te drejtat themelore te opozites delegimi i atributeve te Kuvendit ne instanca te tjera transparenca e buxhetimit te veprimtarise parlamentare. Sipas opozites ndryshimi i rregullores me vendim nr. 115 date 27.12.2005 pa konsensusin e opozites eliminon votimin e fshehte per shkarkimin e anetareve te organeve kushtetuese sic jane Gjykata Kushtetuese Gjykata e Larte Prokurori i Pergjithshem etj. Socialistet propozojne qe votimi per secilin anetar te organeve kushtetuese te behet me votim te fshehte dhe jo te hapur. Si pjese e reformes parlamentare PS kerkon rikthimin e debatit 60 minutesh ne fillim te cdo seance dhe jo ne fund. Ne rregulloren e Kuvendit nuk eshte qartesuar ende kuadri normativ i marredhenieve te komisioneve dhe te deputeteve me institucionet e tjera dhe grupet e interesit. Opozita kerkon percaktime te qarta pa ekuivoke qe te shmanget cdo pengese administrative ndaj procesit ligjberes dhe kontrollit parlamentar. Nderkohe qe opozita vazhdon aksionin e dhenies se llogarise se ministrive ne komisionet parlamentare. Pas seances degjimore me ministrin e Brendshem Nishani sot do te jete perballja me ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Ministrja e vetme ne kabinetin Berisha do te raportoje per vleresimin e progres-raportit 2010 me fokus 12 rekomandimet.