E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dhe LSI: Sovraniteti i Kosovës i patjetërsueshëm

“Pavarësia e Kosovës është tashmë një realitet i pamohueshëm i njohur në mënyrë ligjore nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës janë të paprekshme dhe të pacenueshme në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, prandaj është një e drejtë sovrane dhe e pamohueshme e qeverisë së Kosovës, e autoriteteve dhe institucioneve kosovare që të ushtrojnë autoritetin e tyre kushtetues e ligjor në mbarë territorin e vendit për rivendosjen e rendit publik dhe normalitetit të qëndrueshëm demokratik”, thuhet në reagim.

Për situatën në Kosovë reagoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duke nënvizuar se tërësia territoriale e Kosovës, pavarësia e Kosovës, sovraniteti i saj, janë të patjetërsueshme.

“Natyrisht që aktet e dhunës provokime të tilla të shëmtuara jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës së fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok midis dy shteteve fqinj, siç janë tashmë Kosova dhe Serbia, por përkundrazi ato na sjellin në vëmendjen faktin që shfaqje të tilla që na kujtojnë një politikë të dështuar dhe të dënuar përfundimisht që nuk mund t’i shërbejë integrimit evropian të Serbisë fqinje me Kosovën”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

LSI fton të gjithë faktorët e rëndësishëm politik të Kosovës që të orientohen dhe të dominohen nga ajo çfarë është e përbashkët e që lidhet me interesat dhe me gjithçka të shenjtë që ka populli i Kosovës dhe Republika e Kosovës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-28 15:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›