Qipro, qeveria jep dorëheqjen

“Presidenti informoi ministrat për qëllimin e tij sa i përket riorganizimit të kabinetit dhe për këtë arsye u kërkoi atyre të japin dorëheqjen”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stefanos Stefanou.
Ai theksoi se riorganizimi do të bëhet menjëherë, pas bisedimeve me partnerë të ndryshëm të koalicionit qeveritar dhe partitë e tjera.
“Ky është një veprim i Presidentit në kuadër të emërimit të një qeverie të re, të pranuar më gjerësisht me qëllim arritjen e një konsensusi mbi masat ekonomike dhe vendosjen e besimit”, shtoi Stefanou.
Vendimi për riorganizimin e qeverisë u bë pas dorëheqjes së dy ministrave të partisë Diko (qendra e djathtë) në minorancë në koalicionin qeveritar të Presidentit komunist, Demetris Hristofias.
Ministrat do të vazhdojnë të mbajnë funksionet e tyre deri në emërimin e një qeverie të re.
/Start/E.B/
2011-07-28 15:13