PS do të bojkotojë seancën e parë të parlamentit
Ky është vendimi përfundimtar i mbledhjes së grupit socialist prej 64 deputetësh, ku 60 prej tyre kanë votuan për të mos marrë pjesë, dhe vetëm 4 ishin pro pjesëmarrjes. Një grup i posaçëm pune pritet të ngrihet në ditët e ardhshme, i cili do të vendosë për kushtet dhe kohën se kur PS do të hyjë në parlament.
Pro vendimit të shumicës së deputetëve për të mos marrë pjesë në kuvend janë shprehur edhe kundërshtarët e kryetarit Rama, të cilët theksojnë se do të zbatojnë vendimin e shumicës.
“Ne që kemi paraqitur një mendim ndryshe në këtë mbledhje, jemi duke kërkuar një mbështetje më të madhe, qoftë brenda partisë apo edhe në opinionin publik, që Partia Socialiste të jetë në parlament. Megjithatë, ne mbështesim vendimin e shumicës për bojkotimin e seancës së parë”, deklaroi pas mbledhjes deputeti Arben Malaj.