PS dorëzon axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5 e votave

Ashtu siç bëri me dije dy ditë më parë shefi i selisë rozë, Edi Rama, sot deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka dorëzuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, paketën e ligjeve, që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve.
Sipas PS-së paketa me reformat që kërkojnë 3/5 është një propozim konkret i opozitës për mazhorancën, lidhur me nisjen e dialogut konstruktiv në Kuvendin e Shqipërisë, që do të çonte në miratimin e ligjeve dhe reformave të rëndësishme të kërkuara nga Brukseli në emër të integrimit të Shqipërisë në BE.
vijon..