E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti 2012, debate mes opozitës dhe Bodes

Mbledhja e komisionit të ekonomisë ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2012 është shoqëruar me debate mes ministrit të Financave Ridvan Bode dhe deputetëve të opozitës.
 

Deputetët e opozitës në komision kanë deklaruar se borxhi public përbën rrezik për ekonominë shqiptare por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri Bode.
 

Sipas Bodes qeveria shqiptare e ka nën kontroll borxhin publik ndërsa shtoi se ulja e borxhit mbetet prioritet edhe në buxhetin e vitit 2012.
 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit, ministri Bode ka deklaruar se hartimi i buxhetit ka marrë në kondideratë potencialet e ekonomisë dhe padyshim sipas tij është marrë parasysh edhe ndikimi nga kriza.
 

Ndërkohë një ditë pas prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2012 në Konferencën e Kryetarëve, kreu i financave e ka prezantuar atë edhe në komisionin e ekonomisë.

Ky buxhet është cilësuar nga demokratët si buxheti më i madh në historinë e vendit dhe si një buxhet konservativ i qeverisë që synon të ruajë stabilitetin makroekonomik të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›