Berisha, çmim Ndërkombëtar për Lidership
SHKUP- Në vijim të turit të tij në Maqedoni, ku qëndron që dje për një vizitë zyrtare, Kryeministri Sali Berisha pritet të nderohet nga Universiteti i Europës Juglindore, me Çmimin Ndërkombëtar Për Lidership.
Sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë, me këtë rast, Berisha do ti drejtohet auditorit, me një fjalim.
Vizita e tij në Maqedoni bëhet me ftesë të Kryeministrit Nikolas Gruevski. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Kryeministri Gruevski dhe pas takimit mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.
Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë. Kryeministri Berisha do pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, Kryeministri do të vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore.