E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, emri i kryeministrit të ri, në mesditë

ATHINË- Emri i kryeministrit të ri grek pritet të bëhet publik mesditën e sotme.

Lajmi publikuar në Reuters i referohet një zëdhënësi të qeverisë, i cili pavarësisht kësaj nuk ka bërë publik ndonjë emër për drejtuesin e ri të qeverisë.

“Sot, kryeministri do të takohet me presidentin e republikës “, tha zëdhënësi Angelos Tolkas në radio NET.

Çdo gjë do të ndodhë në mënyrë të tillë që pas orës 12.00 ne do të kemi njoftimin e qeverisë së re- ka shtuar më tej ai. Sipas tij, partive socialiste dhe konservatore kishin lakuar emrin e Lucas Papademos për të udhëhequr qeverinë e unitetit kombëtar, duke synuar të ri-krijonte një kredibilitet ndërkombëtar. Por së fundi mësohet se të dyja partitë thanë se kjo ishte tani në dyshim dhe të dy palët ishin në kërkim të alternativave të tjera.

“Kandidatura e Papademos ka ngritur probleme që kanë të bëjnë me të dyja palët” raporton Reuters.

Disa media greke njoftojnë se Papademos kishte vendosur kushte që palët nuk mund ti pranojnë, ndërsa të tjera burime raportojnë se ka pasur kundërshtime nga ministri i Financave Evangelos Venizelos, sepse Papademos donte ndryshimin e ekipit ekonomik të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›