E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arratisje nga burgu 313

Eshte mbyllur me rezultat te paparashikueshem ndeshja e futbollit mes te paraburgosurve te 313. Ajet Marku 22 vjec ka lene befas fushen e lojes duke perfituar nga muri ndares mes burgut gjykates dhe sherbimit te proves e ka kapercyer ate me sukses duke u arratisur me pas.UPDATE

Ajet Marku po luante futboll i pozicionuar afer portes ka sulmuar policin e sherbimit e ka shtyre ate dhe ne menyre te befte eshte hedhur mbi mur duke lene si gjurme per hetuesit vetem nje atlete qe mbante veshur. Polici i vendsherbimit ka qelluar ne ajer me arme per ta trembur por cdo gje ka qene e kote.

Muri i cili ishte me lartesi te paperfillshme ne krahasim me murin rrethues te burgut eshte kapercyer pa probleme nga i riu qe ishte arrestuar ne shtator te ketij viti per vjedhje te mbetur ne tentative te nje banke ne Tirane.

Menjehere pas arratisjes se tij Drejtoria e Burgjeve shperndau foton e te riut nga Kukesi familja e te cilit jeton ne Paskuqan te Tiranes. Forca te shumta te policise kane krehur me kontrolle zonen dhe tashme po verfikohen disa banesa te te njohurve te Markut.

Ajet Marku u be personazh kater muaj me pare kur deshtoi ne grabitjen e bankes dhe kur gjate kesaj grabitjeje plagosi edhe nje polic qe ruante objektin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›