Shqiperia vendi i shtrenjte per ushqim

Sipas EUROSTAT cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane sa 70 per qind e mesatares se vendeve te Bashkimit Europian ne nje kohe qe ky tregues per Maqedonine eshte 52 per qind per Bullgarine 67 per qind dhe per Rumanine dhe Serbine respektivisht 65 dhe 69 per qind.
Shqiperia i ka cmimet me te larta se fqinjet e saj edhe per pijet alkoolike dhe ato joalkoolike. Madje sipas EUROSTAT shqiptaret i paguajne keta produkte gati njelloj sa konsumatoret e Bashkimit Europian qe i kane te ardhura 4 here me te larta. Vaji dhe produktet e tjera te ngjashme me te shiten ne tregun shqiptar me nje cmim sa 93 per qind e mesatares te Bashkimit Europian kur konsumatoret e vendeve fqinje paguajne per kete produkt dukshem me pak. E njejta tendence eshte edhe per mishin apo dhe bulmetrat.
I vetmi produkt ku Shqiperia ka cmimet me te uleta se rajoni eshte duhani i cili shitet me nje cmim sa 30 per qind e mesatares se BE-se. Ndersa per te gjitha produktet e tjera me te domosdoshme shqiptaret paguajne cmime me te larta se sa fqinjet e tyre edhe pse sipas EUROSTAT i kane te ardhurat me te uletat ne rajon vetem sa 27 per qind e Bashkimit Europian.