E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Rama Berisha fajtor prandaj duhet te largohet

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke fajesuar kryeministrin Berisha per situaten e krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres theksoi se ai duhet te largohet.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret kreu i selise roze theksoi se kryeministri Berisha duhet te largohet dhe se largimi i tij eshte e vetmja zgjidhje per te gjitha problemet qe ka vendi.

Eumlshte faji i Berishes per permbytjet dhe i qeverise se tij te votave te vjedhurave dhe kutive te mbyllura dhe kemi fakte per kete theksoi Rama duke shtuar se Berisha eshte tallur ne menyre cinike me banoret e Shkodres.

Kreu i PS-se Rama duke iu referur permbytjeve ne fillim te vitit theksoi se Berisha nuk i mbajti premtimet per te financuar by pass-in e Shkodres dhe ndertimin e argjinaturave ne kete qark.

Shkodra do te vazhdoje te permbytet pasi keqqeveriset. Saliu eshte njeriu i premtimeve te thena dhe jo i premtimeve te mbajtura dhe perhere ben premtime te reja per te mos i mbajtur ato theksoi Rama duke shtuar se te gjitha ato qe po ndodhin ne vend nuk jane gje tjeter vecse mbulesa e deshtimit te kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›