E Diel, 1 Nëntor 2026

Sardi Strugaj:Qe tani me kane ardhur shume oferta Yllka Selita

Quhet Sardi Strugaj, eshte 17 vjec dhe studion ne vitin e trete te shkolles se mesme ne nje shkolle private. Megjithese ka qene pjesemarres ne shume kompeticione, ai e ka pare skenen e talent-shout “X-Faktor”, si nje mundesi shume te mire, per te ecur perpara ne rrugen e tij si kengetar. Me nje ze shume te vecante dhe nje talent te madh, Sardi ka mundur te jete nder finalistet e “X-Factori”. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, rrefen se endrra e tij me e madhe do te ishte qe ta fitonte kete edicion te ketij spektakli. Per te mesuar me shume per Sardin, lexoni intervisten e plote.

Pjesemarrja ne “X-Factor” ka qene kompeticioni juaj i pare?

Per here te pare kam marre pjese ne kompeticionet e “Gjeniut te vogel”, ne Gjeniun e pare, me pas kam marre pjese ne Promofest, qe eshte organizuar nga “Promozone”. Ne vitin 2011 kam marre pjese ne festivalin “Kenga magjike”, me grupin tim, “Faiber hand” dhe arritem deri ne gjysme finale.

Si u gjendet ju ne audicionet e “X-Factorit”?

Vjet kam ndjekur te gjitha netet “live” te ketij talent-shou te mrekullueshem, sepse vija per te pare mikeshen time Xhesiken. Kam qene shpesh spektator, por kam qene pjese edhe ne backstaige, apo si tastierist ne skene, duke shoqeruar konkurrentet e tjere. Dhe duke pare emocionet qe perjetoheshin ne kete spektakel te mrekullueshem dhe mbi te gjitha, mundesite qe te jep pjesemarrja ne kete talent-shou, vendosa qe te isha edhe une pjese e audicioneve te edicionit te dyte te “X-Factorit”.

Ne naten e peste u gjendet ne fazen e showdown, cfare emocionesh ndjete ne ato momente?

Ne ate sfide isha me mikun time Herrin dhe vinim nga e njejta kategori. Per kete arsye kisha dy here me shume emocione, pasi ne njiheshim qe prej muajit shtator dhe kohen me te madhe e kalonim te gjithe bashke, duke u pergatitur per netet “live”. Njekohesisht edhe mentorja jone Soni Malaj, ishte ne nje pozicion shume te veshtire dhe njekohesisht ne duhet te mendonim edhe per emocionet qe po perjetonte ajo. Ajo ka qene nata me emocionuese per mua, sepse nuk mendoja faktin qe isha une ne loje per te vazhduar garen, apo per ta nderprere aty, por sepse isha ne sfide me mikun tim Herrin dhe qe meqenese ishim nga nje kategori, do te merzitej Soni.

Cilat ishin reagimet pas fitores se asaj sfide?

Reagimet ishin nga me te ndryshmet, pjesa me e madhe mbeshtesnin faktin qe nuk duhet te ishim ne ate sfide as une as Herri, nje pjese tjeter thoshin qe duhet te ishte fituesi Herri dhe sigurisht, qe ishin edhe mbeshtetesit e mi, qe me pergezonin per sfiden. Ajo qe me beri me shume pershtypje, ishin komentet e disa mbeshtetesve te Herrit, qe me thoshin qe tani do te me mbeshtesnin mua, pas largimit te kengetarit te tyre te preferuar.

Me cfare materiali do te vini kete jave, duke qene se ju kemi pare qe me shume preferoni rrymen rok, do te jete perseri nje kenge e tille?

Une ne javen e pare kam kenduar nje balade, javen e dyte nje kenge rok, te treten, rok and roll, java e katert elektronik rok, te pesten hard rok, megjithese mbizoteron roku, ne javen e gjashte, solla nje balade. Kam dashur qe te sjell nje larmi rrymash, duke qene se javen e kaluar kam kenduar bluz, ndaj kete jave, do te sjell kengen “Seks on fire”.

Me permendet pak me pare edhe faktin qe ju keni pasur nje grup tuajin, preferonit rrymen rok edhe me djemte e grupit?

Qe i vogel tek une ka mbizoteruar muzika rok, edhe kur degjoja muzike, ashtu edhe kur une vete kendoja. Me pelqente me shume qe te kendoja kete rryme, ndaj ndihem me mire dhe me i qete ne kete rryme.

Duket se grupet jane kategoria me e forte e momentit, duke qene se jane tre te tille ende ne konkurrim. E mendoni me te veshtire sfiden me nje grup, apo me nje kengetar te vetem?

Ne fakt ,ne kete pike qe kemi arritur, jemi 9 finaliste dhe konkurrimi me cdo kategori, do te ishte shume e veshtire. Megjithate kur te duhet te perballesh me nje grup, behet paksa me e veshtire sfida, sepse je i vetem, kunder pese vokaleve, apo akoma edhe me keq, je ti me fansat e tu, kunder pese individeve qe kane secili fansat e tyre dhe qe bejne me pas grupin.

Cfare pret mbas perfundimit te “X-Factor”?

Mendoj se “X-Factori” do me hape shume mundesi te reja, ashtu sic deri tani me ka hapur. Pasi, qe tani me kane ardhur oferta per kenge dhe per kompeticione te tjera. Sa me shume do te qendroj ne gare, besoj se edhe me shume mundesi dhe rruge te reja, do me hapen. Realisht endrra ime eshte qe te shkoj sa me larg ne kete gare dhe pse jo te fitoja kete edicion te “X-Factorit”, do ishte mrekullia vete.

A e keni ju finalistet mes njeri-tjetrit, nje emer, qe mendoni se mund te jete fituesi?

Ne fakt eshte frike qe te con te mendosh se kush do te eci me larg, pak rendesi kane emrat, megjithate cdo jave eshte nje emer qe lakohet, nisur nga performancat qe bejne gjate javes. Por une mendoj se jemi 9 finaliste qe jemi shume te ndryshem me njeri-tjetrin dhe kushdo mund te jete fituesi.

Nese do te ishit ju fituesi, cilin do te falenderoje?

Ne radhe te pare, do falenderoja thjesht Zotin e madh se jam shume besimtar, per te tjerat, shpresoj te fitoj dhe do ta shihni. (Qesh)

A i keni menduar ju kenget me te cilat do te vini ne konkurrim, apo e vendosni pas performances se fundit qe beni?

Ne fakt une mendoj shume kenge, sigurisht qe ne pergatitemi edhe per javet e tjera, pavaresisht nese jemi ende ne konkurrim apo jo. Une kam zgjedhur kenge te ndryshme dhe me rryma te ndryshme, si balada, soul, R&B ndoshta jo, por rrymat e tjera do i kendoj.

Ju keni qene konkurrent ne festivalin “Kenga Magjike” ne 2011, mendoni se do te jeni pjesemarres edhe kete vit?

Per momentin jam shume i fokusuar te “X-Factori”, por duke qene se ai festival kryhet me vone, sigurisht qe e kam menduar, qe pas pjesemarrjes ne kete talent-shou te marr pjese edhe ne festivalin “Kenga magjike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›