E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e PD arrijnë konsensus për buxhetin e bashkisë

Vali Qyrfyci

Durrës

Miratimi, pas lëshimeve nga të dyja palët

Durres, Keshilli bashkiakMiratohet buxheti i vitit 2012 për Bashkinë e Durrësit, buxhet që u hap rrugën investimeve të rëndësishme publike në qytet, si dhe ofrimit të shërbimeve në zonën bregdetare për një sezon turistik sa më pranë nevojave të pushuesve. Këshilltarët e djathtë dhe të majtë kanë mundur të arrijnë konsensusin për projektbuxhetin e paraqitur nga administrata bashkiake, duke çuar në miratimin e buxhetit të këtij viti dhe duke zgjidhur në këtë mënyrë ngërçin politik mes administratës së bashkisë dhe së djathtës që ka shumicën në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Nga 45 këshilltarë që ka Këshilli Bashkiak i Durrësit, 24 i përkasin PD-së dhe aleatëve të saj. Pas orë të tëra debatesh rreth një pakete ndryshimesh të propozuar nga të djathtët është arritur marrëveshja dhe miratuar buxheti me shumicë votash. Bashkia e Durrësit pranoi propozimin për disa investime më shumë në infrastrukturën arsimore dhe rrugore të qytetit në vlerën e 60 milionë lekëve, si dhe heqjen dorë nga shtimi i personelit të çerdheve me 23 punonjës të rinj. Buxhetet lokale duhet të miratohen deri në fund të muajit mars, po situata politike në Durrës ku bashkia drejtohet nga PS, ndërsa Këshilli Bashkiak nga të djathtët ka sjellë investime të vonuara edhe këtë vit.

v.q.

PS e PD arrijnë konsensus për buxhetin e bashkisë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›