Arrestohen 4 persona në Vlorë, 1 për vrasje e 3 për lëndë narkotike
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "BITUMI" për ekzekutimin e urdhër-arrestit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit të shpallur në kërkim:
" Mikel Nuro Harizaj, vjec 31, lindur dhe banues në Selenicë Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 10.04.2009 rreth orës 23:00 në Selenicë ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar me 3 shtetasit E A., G. A., dhe A. S. Menjëherë mbasi është konfliktuar, shtetasi Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm. Nga shpërthimi i granatës është plagosur rëndë shtetasi G. A., dhe më lehtë 2 të tjerët.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë nga Njësia e Posacme e Operacioneve Speciale ne Drejtorinë e Policisë Qarku Vlore pas nje operacioni te mirëorganizuaer në qytetin e Tiranës ku Mikel Harizaj, ndodhej i fshehur te disa persona më të cilët kishte lidhje shoqërore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje në rrethana të cilësuara" e mbetur në tentativë, dhe "Mabajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit".
Ndërkaq Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "PLAZHI" ku si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:
" Dorjan Ylli Demiraj, vjec 20, banues në Vlorë i cili shiste lëndë narkotike në qytet. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit në lagjen "1 Maji" është gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit "Cannabis sativa" e cila ishte e vendosur në një qese.
Gjithashtu në cilësiën e provës materiale janë sekuestruar edhe 2 automjete me të cilat ky shtetas shpërndante lëndën narkotike, një Fiat Punto me targa AA 443 Da dhe një pa targa.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjithashtu Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve ka kapur dhe ndaluar shtetasit:
" Musa Bedin Bedinaj, vjec 40, banues në lagjen "Kushtrimi" Vlorë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në kuadër të një procedimi penal të Seksionit të luftës Kundër Narkotikëve.
" Aleksander Mark Bushpapa, vjec 47, lindur e banues në Delvinë.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi është shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".